KRONIKËSTAR CHANNEL

GJYKATA E FIERIT VENDOS “ARREST ME BURG” PËR BLEDAR BAKAJN

Fier, 17 shtator 2026 – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për Bledar Bakajn, 52 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Vendimi është marrë sot nga gjyqtarja Bora Shaholli, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Fierit, e përfaqësuar në seancë nga prokurorja Oliana Gjergjefi.

Reklama në FieriWeb - “”

Gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Bledar Bakajt dhe më pas ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Në seancë, Bakaj është mbrojtur nga avokatët Shkëlqim Beqiraj dhe Klaudio Dhima, të cilët janë zgjedhur prej tij me deklarim gjatë seancës gjyqësore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Bledar Bakaj dyshohet për plagosjen e rëndë me dashje të 67-vjeçarit Enver Gremaj, në fshatin Suk të Roskovecit. Gjithashtu, ndaj tij është ngritur dyshimi për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, lidhur me një vendim gjyqësor të mëparshëm.

Sipas të dhënave të bëra publike për ngjarjen, Bakaj dyshohet se ka shkuar në banesën e 67-vjeçarit dhe e ka goditur atë në këmbë me një drapër.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Me vendimin e sotëm, gjykata ka urdhëruar edhe Policinë Gjyqësore për ekzekutimin e masës së sigurimit.

Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5 ditëve, duke filluar nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Reklama në FieriWeb

Shënim: I dyshuari gëzon prezumimin e pafajësisë deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button