KRONIKËSTAR CHANNEL

Panik në rrugë! Autobusi merr flakë në hyrje të tunelit të Elbasanit

Një autobus që transportonte turistë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Elbasanit.

Sipas të dhënave paraprake, pas rënies së zjarrit, turistët që ndodheshin në autobus janë detyruar të zbresin nga mjeti për të shmangur rrezikun.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Si pasojë e incidentit, qarkullimi në këtë aks rrugor është bllokuar, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse për ndërhyrjen dhe shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin dhe nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Autoritetet po vijojnë ndërhyrjen në vendngjarje, ndërsa pritet që pas shuarjes së zjarrit të kryhen verifikimet për përcaktimin e shkaqeve të incidentit dhe rikthimin e qarkullimit në normalitet.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button