Partnerja e Adi Hilës vendos të ‘REAGOJE’ kështu për videot skandalet që po qarkullojnë në rrjet!

Në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale është vendosur së fundmi kompozitori Adi Hila, pas videove dhe pretendimeve që kanë qarkulluar publikisht dhe kanë shkaktuar diskutime të shumta.
Mes emrave që po përmenden në këtë situatë është edhe partnerja e tij, Klaudia Hila, e njohur për daljet e saj të shpeshta në panele televizive dhe për qëndrimet publike mbi tema të ndryshme të aktualitetit.
Por ndërsa rrjeti vijon të “ziejë” nga komentet dhe reagimet, Klaudia Hila duket se ka zgjedhur një tjetër mënyrë për të “reaguar”: heshtjen.
Deri në këto momente, ajo nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me videot dhe pretendimet që po qarkullojnë për Adi Hilën, duke mos dhënë asnjë qëndrim për situatën që ka marrë vëmendje të madhe në rrjet.
Pikërisht ky mosreagim po shihet nga shumë ndjekës si një “reagim” në vetvete, pasi Klaudia njihet si një personazh që nuk ka hezituar të shprehë publikisht mendimin e saj për çështje të ndryshme.
Në rrjet, ndërkohë, shumë përdorues po presin të shohin nëse ajo do të thyejë heshtjen dhe do të japë një qëndrim publik, apo do të vazhdojë të qëndrojë larg debatit.
Për momentin, “reagimi” i saj mbetet pikërisht mungesa e një reagimi të drejtpërdrejtë.
Mbetet për t’u parë nëse ditët në vijim Klaudia Hila do të vendosë të flasë publikisht për situatën apo do të zgjedhë të ruajë të njëjtin qëndrim.




