AKTUALITETSTAR CHANNEL
Ish-basketbollistët e Apolonisë, Agron Profka dhe Gaqo Angjeli nderohen me titullin “Qytetar Nderi” të Fierit

Këshilli Bashkiak Fier u ka akorduar titullin “Qytetar Nderi” ish-basketbollistëve Agron Profka dhe Gaqo Angjeli, dy figura të nderuara të sportit fierak.

Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, me propozim të Komisionit të Këshillit, në vlerësim të kontributit të tyre në sportin e qytetit.

Profka dhe Angjeli kanë lënë gjurmë të çmuara në basketbollin fierak, duke u bërë pjesë e historisë sportive të Fierit.

Ky titull vjen si shprehje mirënjohjeje për përkushtimin e tyre ndër vite dhe për trashëgiminë që kanë lënë në sportin vendas.





