KRONIKËSTAR CHANNEL

Banka e dytë e grabitur në Komunën e Parisit brenda 6 muajsh, Bajraktaraj: Dyshohet i njëjti autor

2 nëntor 2026 – Gazetari Besar Bajraktaraj ka hedhur dritë mbi grabitjen me armë të regjistruar paraditen e sotme në një degë të një banke private në zonën e Komunës së Parisit, Tiranë. Një person i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe, nën kërcënimin e një arme zjarri, ka arritur të marrë një shumë parash, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur. Deri në këto momente, autori nuk është identifikuar dhe as arrestuar.

Bajraktaraj, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, bëri me dije se ekzistojnë dyshime që grabitja e sotme të jetë kryer nga i njëjti person që dyshohet se ka vjedhur një tjetër bankë në të njëjtën zonë, më 2 qershor. Dy ngjarjet kanë ndodhur në një distancë prej rreth 300 metrash nga njëra-tjetra, ndërsa ngjashmëritë në mënyrën e veprimit të autorit kanë ngritur dyshime te grupi hetimor.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Është një zonë mjaft e populluar dhe jo shumë larg kësaj banke është një tjetër bankë që është vjedhur më 2 qershor. Është 300 metra larg nga i njëjti vend, pra në zonën e Komunës së Parisit, përballë stadiumit Dinamo. Dyshohet se është i njëjti autor që ka kryer edhe vjedhjen tjetër, grabitjen tjetër me armë. Edhe karakteristikat e autorit, mënyra se si ka lëvizur dhe të gjitha lëvizjet që ai ka bërë në bankë, kanë krijuar dyshime të arsyeshme te grupi hetimor se mund të jetë i njëjti autor”, u shpreh Bajraktaraj.

Gazetari bëri të ditur gjithashtu se njoftimi për grabitjen është marrë nga Policia e Tiranës rreth orës 10:45, përmes një telefonate të bërë nga përfaqësues të bankës. Sipas informacionit paraprak, personi i maskuar ka kërcënuar punonjësit me një armë, ka marrë paratë dhe është larguar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Rreth orës 10:45 ka pasur një telefonatë në sallën operative të Policisë së Tiranës nga vetë përfaqësues të bankës, të cilët kanë deklaruar se një person i maskuar ka hyrë në ambientet e brendshme dhe, nën kërcënimin e një arme zjarri, ka marrë paratë dhe më pas është larguar”,deklaroi ai.

Sa i përket shumës së grabitur, gazetari tha se, bazuar në deklarimet e punonjësve të bankës dhe bilancin paraprak, bëhet fjalë për para në valuta të ndryshme, përfshirë euro, dollarë dhe lekë, me një vlerë totale që mund të arrijë rreth 60 mijë euro.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Ka pasur vlera monetare të ndryshme, në valuta të ndryshme dhe bëhet fjalë për euro, dollarë dhe lekë, që shuma në total mund të arrijë rreth 60 mijë euro”, u shpreh Bajraktaraj.

/tvklan.al

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button