Nga 1 janari, radarët inteligjentë në 14 akse rrugore në Shqipëri, gjobat do të evidentohen automatikisht

Kontrolli i qarkullimit rrugor në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re teknologjike nga 1 janari 2027. Në 14 akse kryesore rrugore, me një gjatësi prej afro 200 kilometrash, do të aktivizohen radarë inteligjentë dhe pajisje të avancuara monitorimi.
Policia e Shtetit ka nisur trajnimet për efektivët që do të angazhohen pranë Qendrës së Monitorimit të Trafikut, nga ku shkeljet rrugore do të evidentohen nëpërmjet teknologjisë, pa qenë e nevojshme prania fizike e patrullave në terren.
Sistemi i ri do të përdorë kamera me rreze aktive, sensorë dhe radarë për të regjistruar në kohë reale shpejtësinë, pozicionin, kohën dhe përmasat e automjeteve.
Projekti parashikon gjithashtu një trajtim të ri financiar për efektivët e angazhuar në këtë strukturë, pagat e të cilëve pritet të arrijnë deri në 1,800 euro.
14 akset dhe segmentet rrugore që përfshihen në fazën e parë:
- Tiranë–Elbasan (26.4 km): Nga zona e TEG-ut deri në Bradashesh.
- Durrës–Plazhi i Unazës (5.9 km): Nga Mbikalimi i Shkozetit deri në Plepa.
- Durrës–Kavajë (9.81 km): Nga Plepat deri në Kavajë Veri.
- Unaza e Kavajës (7.89 km): Nga pjesa veriore deri në pjesën jugore të qytetit.
- Kavajë–Rrogozhinë–Lushnjë (13.9 km): Nga Rrogozhina deri në Lushnjë Veri.
- Unaza e Lushnjës (4.62 km): Nga pjesa veriore deri në pjesën jugore të qytetit.
- Lushnjë–Fier (20 km): Nga pjesa jugore e Lushnjës deri në Mbrostar.
- Unaza e Fierit (21.5 km): Nga Mbrostari deri në Levan.
- Fier–Vlorë (24 km): Nga Levani deri te rruga Transballkanike në Vlorë.
- Vorë–Ahmetaq (6.52 km): Nga Vora deri në kryqëzimin me rrugën e Ahmetaqit.
- Qafë-Kashar–Rinas–Ahmetaq (9.59 km): Përfshin mbikalimin e Qafë-Kasharit dhe lidhjen me Ahmetaqin.
- Kryqëzime dhe rampa lidhëse (5 km): Segmente lidhëse dhe rampa në akset e përfshira në projekt.
Faza e parë do të shërbejë si pikënisje për zgjerimin e mëtejshëm të sistemit inteligjent të monitorimit edhe në akse të tjera kombëtare.
Synimi është rritja e sigurisë rrugore dhe identifikimi automatik i shkeljeve të qarkullimit.




