RAJONI
GREQI/ TËRMET ME MAGNITUDË 4.5 RICHTER NË DETIN JON, PRANË GADISHULLIT TË PELOPONEZIT

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter është regjistruar paraditen e kësaj të premteje, më 20 nëntor, në Greqinë Jugore.
Sipas të dhënave sizmike, lëkundjet janë regjistruar në orën 11:16, me epiqendër në det, në jug të gadishullit të Peloponezit, pranë rajonit të Lakonisë.
Epiqendra është lokalizuar në koordinatat 36.52° veri dhe 22.13° lindje, ndërsa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 30 kilometrash.
Lëkundjet janë regjistruar në një zonë detare në jug të Greqisë, ndërsa deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar për dëme materiale apo persona të lënduar.
Të dhënat paraprake sizmike mund të pësojnë ndryshime pas përditësimit të matjeve nga institucionet përkatëse.




