AKTUALITETBOTA
E RËNDË/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në rrugë, policia: Po ngiste motorin dhe e kishte zënë gjumi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pisa të Italisë, ku një 29-vjeçar shqiptar është gjetur pa jetë.
Sipas mediave vendase mësohet se viktima është Besmir Shala, i lindur në Shqipëri, banues në Pisa ndërsa më parë kishte jetuar në Norvegji.
Trupi i 29-vjeçarit u gjet në Moruzzi në rrethrrotullimin CNR në Ghezzano, ku sipas informacioneve të autoriteteve bëhet me dije se i riu ishte duke ngarë një motor kur u përplas në rrethrrotullim dhe vdiq në çast.
Autoritetet dyshojnë se atë e ka zënë gjumi ose mund të ketë pasur ndonjë problem shëndetësor.