Aksident i rëndë në aksin Qafë Thanë – Librazhd, minibusi përplaset me furgonin, ndërron jetë 60 vjeçari, plagosen 4 të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Qafë Thanë – Librazhd, ku një minibus është përplasur me një furgon.
Për pasojë ka humbir jetën drejtuesi i furgonit, Q.B, rreth 60 vjeç, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur 4 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
‘Më datë 31.10.2021, rreth orës 14:35,në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd, në vendin e quajtur “Guroja”, mjeti autobuz me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç, banues në Prrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q.B., rreth 60 vjeç, banues në Prrenjas.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q.B., si dhe janë plagoaur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin autobuz dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.’- njofton policia.