AKTUALITETRAJONI
GREQI/ Po bënte not në det , gjendet e pajetë 50-vjeçarja nga Fieri, ja çfarë u zbulua nga autopsia (EMRI+DETAJET)
Një shtetase shqiptare 50 vjeç është gjetur e mbytur në vendin e quajtur Agia Marina në periferi të Athinës. Sipas rojës bregdetare greke, viktima quhej Elisabeta Çaushi,50 vjeç nga Gorishova e fierit.
Roja bregdetare njofton se viktima ishte duke bërë not në det (ishte notare dimërore) dhe në rrethana ende të pa njohura u gjet e mbytur 500 metra larg bregut të detit.
Bashkëshorti dhe djali i viktimës njoftuan se viktima shkonte në det në atë zonë dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Autopsia tregoi se shkaku i vdekjes ishte mbytja.