AKTUALITET
“Dushi ftohtë” i Ramës me kryebashkiakët, shkarkohen 30 punonjës në Ujësjellësin e Vlorës
Ndryshime në sektorin e Ujësjellësit të Vlorës. 30 punonjës të këtij sektori janë shkarkuar gjatë kësaj kësaj jave.
Këto vendime janë marrë nga drejtuesja e re e institucionit Elona Hodaj, e cila mesa duket ka nisur një riorganizim të punonjësve në pikat përkatëse në qytetin bregdetar.
Ndërkohë priten ende lëvizje të punonjësve, të cilët punojnë në pozicione të ndryshme pa kualifikimin përkatës.
Theksojmë se këto lëvizje vijnë pak ditë pas mbledhjes që kryeministri Edi Rama zhvilloi me kryebashkiakët, ku iu kërkoi një reformë urgjente dhe riorganizim të punës në këtë sektor.