“Më rreh babi”/ Nëna tregon takimin me vajzën 12-vjeçare që u vetëvra: 6 vjet s’e pashë dot se s’kisha letra në Greqi, gjyshi i tha…
Nëna e 12-vjeçares, e cila u gjet e mbytur në një kasolle në banesën e saj në një fshat të Pogradecit, ka lëshuar akuza të forta në lidhje me familjen e ish-burrit të saj.
Ajo tha për emisionin ‘Me zemër të hapur’ të gazetares Evis Ahmeti në News24, se me vajzën, pas ndarjes, është takuar pas 6 vitesh, ndërsa tregoi se e bija ishte e frikësuar.
INTERVISTA
Nëna: Mbas 6 vitesh e kam takuar jo pas 7! E kam takuar vetëm 5 minuta, vajza nuk më ka folur asnjë llaf. I kam thënë të të blej mami një telefon të flasim dhe më ka thënë; “Jo se më rreh babi” ishte shumë e trembur shumë e frikësuar dhe nuk më ka folur asnjë lloj fjale!
Anila Ahmataj: Po në takimin që zhvilluat ju vetëm ju të dyja ishit apo kishte edhe të tjerë persona?
Nëna: Ishte gjyshi me hallën e vajzës, isha unë me motrën dhe burrin e motrës dhe nipi e mbesa!
Anila Ahmataj: Ishit të gjithë bashkë në bisedën që bëre me vajzën?
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNext
Nëna: Po! Në moment që ka marr gjyshi gocën time i ka thënë gocës ec se do ikim dhe njëherë kur të vdes unë do e takosh nënën.
Anila Ahmataj: E tha në prezencën tuaj këtë?
Nëna: Po, po, e kam deklaruar edhe në polici të Pogradecit këtë!
Anila Ahmataj: Sa ishte ora kur e takuat vajzën dhe në çfarë vendi e takuat sa larg banesës ku u zhvillua takimi?
Nëna: Afër shtëpisë së ish burrit!
Anila Ahmataj: E mbani mend datën që e keni takuar?
Nëna: E kam me fotografi kur u takuam, që kam bërë një fotografi se nuk ma kanë lënë gocën aty me zor ma kanë marrë.
Anila Ahmataj: Nëse më lejoni mund tju pyes, pse u takuat me vajzën pas 6 vitesh dhe pse nuk kishit tentuar ta takonit më pare?
Nëna: Sepse isha në Greqi dhe isha pa letra, nuk kaloja dot!
Anila Ahmataj: Kishit pasur ndonjëherë komunikim para se të takoheshit fizikisht?
Nëna: Me vajzën asnjëherë, me të atin e vajzës i kisha shkruajtur në messenger, i thashë vetëm ma nxirr t’i flas më ka thënë jo se kam hall se ma mërzit dhe më prish familjen që kam!
Anila Ahmataj: Si t’u duk vajza në aq pak moment sa e takuat? Çfarë kuptove ti nga aq pak sa u takuat?
Nëna: Unë pak a shumë e di jetesën se si ishte atje edhe vuajtjet e mia dhe e di edhe prezencën e vajzës se si do ishte domethënë shumë e frikësuar, shumë e ndrojtur, sepse nuk më ka folur asnjë fjalë përveçse kur e kam pyetur për telefonin që ti blej mami një telefon të kemi kontakte deri sa të vij të marr! Jo se më rreh babi, vetëm kaq ka nxjerr nga goja!
Anila Ahmataj: Vetëm këto kanë qenë fjalët që keni folur me njëra tjetrën?
Nëna: Po, po vetëm kaq! Do ishte kënaqësi të kishte folur akoma më shumë por ja që nuk u bë.
Anila Ahmataj: Ta bëri ndonjëherë pyetjen pse me ke takuar me kaq vonesë?
Nëna: Fare asnjë fjalë më tepër, vetëm këto!
Anila Ahmataj: Po ju Miranda i premtuat se do të vinit ta takonit sërish?
Nëna: Po!
Anila Ahmataj: Për sa kohë i thatë që do ta takonit?
Nëna: I kam thënë mami do vij prapë në shtator dhe do vij të takoj, nuk më ka kthyer asnjë përgjigje!
Anila Ahmataj: Ndërkohë pas largimit tuaj patët ndonjë reagim nga familja nga ish bashkëshorti?
Nëna: Jo vetëm këtë që bëri i ati i ish bashkëshortit që tha që edhe njëherë kur të vdes unë do ta takosh! Mori vajzën dhe iku!
Anila Ahmataj: Miranda po ju sa vite keni që jeni divorcuar?
Nëna: Ne kemi që në 2016!
Anila Ahmataj: Cila ishte arsyeja nëse mund ta dimë?
Nëna: Nuk flas dot më gjatë se jam në makinë duke ikur për Greqi!
Anila Ahmataj: Në kohën që ju jeni divorcuar sa vjeçe ishte vajza juaj?
Nëna: 6 vjeçe!
Anila Ahmataj: Pse nuk e morët ju vajzën?
Nëna: Sepse gjykata ja la babait!
Anila Ahmataj: Kishte ndonjë arsye?
Nëna: Nuk kishte asnjë arsye, unë mendoj se kanë marr lekë ata njerëz!