AKTUALITET

Ambasada italiane uron Gledis Nanon: Të vendosur për të bashkëpunuar në luftën kundër kriminalitetit


Ambasada e Italisë në Tiranë ka uruar sot drejtorin e ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanon.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasada shpreh vendosmëri për të forcuar më tej bashkëpunimin në luftën ndaj krimit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Urime Kreut të ri të Policisë, Gledis Nano! Të vendosur për të forcuar më tej bashkëpunimin tashmë të shkëlqyer ndërmjet forcave të rendit për shtetin e së drejtës dhe në luftën ndaj çdo lloj forme të kriminalitetit”, shkruhet në njoftim.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Gledis Nano mori sot detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ai zëvendësoi në këtë post, Ardi Veliun, ndërsa më parë ushtronte detyrën e drejtorit të Antiterrorit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ardi Veliu dha dorëheqjen e tij dy ditë më parë pasi vendosi që ti përkushtohet familjes.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button