AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJMI FUNDIT/ U masakrua me thikë nga klienti, vdes në spital kryekamarieri i restorantit të Gjergj Lucës


Ka ndërruar jetë në spital, Gazment Kurmaku, kryekamrieri i Fish City, i cili u qëllua me thikë, pak ditë më parë nga një klient. Kurmaku nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve. Lajmi është konfirmuar nga vetë restoranti, përmes një postimi në facebook.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”


Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”


Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sherri i rëndë që përfundoi me vdekjen klinike të një prej dy personave të përfshirë ka ndodhur në kompleksin e Gjergj Lucës. JOQ shkruan se vetë kompania u është përgjigjur pas interesimit për sherrin e ndodhur mbremien e 3 Tetorit në Elbasan, për një tavolinë të rezervuar, duke konfimuar kështu vendin e ngjarjes.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

“Ka ndodhur nje incident midis nje punonjsit ton dhe nje klienti , pas ngjarjes i gjith materjali i disponushem i ka kaluar policise dhe prokurorise , falemderit per interesimin! Rozafa SHPK.“-shkruan kompania në reagimin për redaksinë

Si ndodhi sherri?

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Erjon Llapushi, i cili aktualisht ndodhet pas hekurave ka shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari Gazment Kurmakun që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Llapushi, i cili ka kundërshtuar duke agravuar debatin e nisur mes tyre. 

Llapushi e ka goditur Gazment Kurmakun me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke i përplasur kokën me një pjesë betoni, e pikërisht në këtë moment ka pësuar dhe vdekje klinike. Ai ndodhej në spital në gjendje të rëndë.

Related Articles

Back to top button