POLITIKË

Berisha mban referendumin për shkarkimin e Bashës, Basha mbledh Kuvendin për sanksione ndaj Berishës/ Çfarë pritet sot me zhvillimet në PD


Beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës do të ketë sot aktin final, ku i pari ka organizuar Referendum për njohjen e shkarkimit të kreut të PD-së, dhe i dyti ka thirrur një Kuvend Kombëtar që do të mbahet në pallatin e Kongreseve.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Që prej Kuvendit të së shtunës së kaluar, thirrur nga ish-kryeministri ka konfuzion në lidhje me legjitimitetin qoftë të njërës apo tjetrës lëvizje, por as Berisha dhe as Basha nuk kanë ndërmend që të tëhiqen nga vendimet e tyre.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Referendumi për shkarkimin e Bashës do të mbahet me të gjithë anëtarësinë e PD-së në të gjitha qytetet e vendit, edhe pse në disa raste ka pasur përplasje, për shkak të mbylljes së selive, apo ndryshimit të bravave nga të besuarit e Bashës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pyetja që shtrohet ndaj çdo anëtari të Partisë Demokratike në Referendum është: A jeni dakord me vendimin e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Bashës? Dhe opsionet janë dy: Po, dakord me shkarkimin. Jo, kundër shkarkimit.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Vetë Berisha pritet që të votojë në Tiranë, në një qendër të vendosur pranë njësisë numër 2.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button