AKTUALITET

Bizneset nga “Filologjiku” deri në Sauk do shpronësohen, ARRSH njofton projektin për zgjerimin e rrugës që del në Unazën e Re


Agjencia Shtetërore për Shpronësim njofton shpronësimin e biznesve, shtëpive dhe objekteve të tjera që preken nga projekti i zgjerimit të rrugës nga Fakulteti Filologjik deri në Unazën e Re.  Subjekti kërkues i këtij projekti është ARRSH-ja, shkruan neësbomb.al.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, përinteres publik, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilat do të kompensohen sipas vlerësimitparaprak të llogaritur, bazuar në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës sëtokës në Republikën e Shqipërisë”, thueht në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Personat që preken nga ky projekt, të cilët kanë emrin në tabelën e publikuar dhe personat, të cilët preken por nuk figurojnë në këto lista, jo më vonë se 15 ditë nga publikimi në Fletoren Zyrtare, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ata duhet të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimin e procedurave të shpronësimit, pranë ARRSH-së, si dhe në Agjencinë Shtetërore për Shpronësim. Vlera totale paraprake e shpronësimit është 2,025,300.00 lekë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button