COVID-19

Mbi 300 të infektuar me Covid-19 në vendin tonë, mes viktimave një 31-vjeçar, 12 pacientë në gjendje të rëndë


Në 24 orët e fundit nëvendin tonë janë kryer 3,275 testime, ku kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 376 qytetarë dhe janë shënuar 6 humbje jete. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Janë shëruar 383 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,930 që nga fillimi i epidemisë. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Njoftimi i MSH:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3,275 testime, 376 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 383 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Janë kryer 3,275 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 376 qytetarë, në këto bashki: 174 në Tiranë, 23 në Fier, 14 në Lushnje, 13 në Durrës, 12 Elbasan, 11 në Vlorë, Sarandë, 10 në Shkodër, 8 në Berat, Gramsh, 7 në Vorë, Kavajë, Tepelenë, 6 në Lezhë, Divjakë, 5 në Mallakastër, 4 në Mirditë, Kurbin, Dibër, Patos, Pogradec, Skrapar, Cërrik, 3 në Tropojë, Korçë, Dimal, Kuçovë, 2 në Gjirokastër, Devoll, Peqin, 1 në Vau i Dejës, Malesi e Madhe, Kukës, Has, Shijak, Përmet, Memaliaj, Poliçan. Janë 5,165 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Fieri 31 vjeç, një qyetetar nga Tirana 69 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 74 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 74-91 vjeç, një qytetar nga Vlora 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. 

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Janë shëruar 383 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,930 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (21 Dhjetor 2021) 

Raste të reja ditore 376 

Të shëruar në 24 orë 383 

Të shtruar në spitale 117 

Humbje jete në 24 orë 6 

Testime ditore 3,275 

Testime totale 1,444,522 

Raste pozitive 206,273 

Raste të shëruara 197,930 

Raste Aktive 5,165 

Humbje jete 3,178 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë 2,475 

Fier 566 

Shkodër 359 

Durrës 340 

Gjirokastër 289 

Elbasan 294 

Berat 245 

Vlorë 215 

Lezhë 134 

Korçë 120 

Kukës 65 

Dibër 63

Related Articles

Back to top button