AKTUALITETKRONIKËLAJMELAJMI FUNDIT

VIDEO/ Makina e policisë bën copash “Mercedesin” në aksin Dimal-Lushnje


Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e kësaj të mërkure në aksin nacional Dimal-Lushnje, disa metra lart rreth-rrotullimit të Poshnjes.

Një mjet tip Benz elegance, me targa AA 780 DE, që drejtohej nga shtetasi Endri Zhuka, duke dalë me shpejtësi nga një rrugë dytësore fshati, ka goditur mjetin e policisë së Patrrullës Rrugore.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dyja mjetet janë rrotulluar në rrugë, ndërkohë është plagosur  drejtuesi i Benzit, i cili po merr mjekim në spital.
“Sot rreth orës 12:00 në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Poshnjes, shtetasi E.Zh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin e Policisë i cili drejtohej nga punonjësi i policisë në shërbim, shtetasi A.Xh.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi E.Zh, i cili ka marrë ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Berat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policise.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button