KRONIKËVIDEO

VRASJA NË FIER/ POLICIA NGRE PIKA KONTROLLI NË GJIROKASTËR, KONTROLLOHEN AUTOMJETET NË AKSIN DREJT JUGUT

Pas vrasjes së regjistruar mëngjesin e sotëm në Fier, Policia e Gjirokastrës ka ngritur disa pika kontrolli në akset rrugore që lidhin jugun e vendit.

Dyshohet se autorët e ngjarjes mund të kenë lëvizur drejt jugut me një automjet tjetër, pas djegies së mjetit që dyshohet se është përdorur në atentat.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në zonën pranë Kardhiqit janë angazhuar shërbimet e Policisë Rrugore dhe forcat “Shqiponja”, të cilat po ushtrojnë kontrolle ndaj automjeteve që qarkullojnë në këtë aks.

Kontrollet po zhvillohen në kuadër të operacionit për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së Selami Hasanit në Fier.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button