COVID-19

Shifrat e COVID: Mbi 400 infektime të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit


Mbi 400 persona të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga rreth 1,700 testime të kryera.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gjatë ditës së fundit, pesë pacientë të prekur nga koronavirusi kanë ndërruar jetë ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Shifrat e plota:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 1740 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 405 qytetarë, në këto bashki:

166 në Tiranë, nga 24 qytetarë në Durrës, Korçë, nga 21 qytetarë në Elbasan, Berat, 15 në Fier, 14 në Kamëz, 12 në Vlorë, nga 11 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Kavajë, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Skrapar, Delvinë, Roskovec, Kurbin, nga 4 qytetarë në Krujë, Mat, Mallakastër, Dimal, nga 3 qytetarë në Këlcyrë, Përmet, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Devoll, Belsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Pogradec, Memaliaj, Divjakë, Mirditë, Tropojë, Has, Kukës.

Janë 8036 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 60 vjeç, katër qytetarë nga Tirana të moshave 74-86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185,317 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore         405

Të shëruar në 24 orë       539

Të shtruar në spitale       157

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                 1740

Testime totale              1,370,352

Raste pozitive                196,393

Raste të shëruara            185,317

Raste Aktive                     8,036

Humbje jete                      3,040

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4195

Fier                725

Gjirokastër      530

Berat               475

Shkodër         463

Durrës             415

Elbasan            365

Vlorë                314

Korçë              248

Lezhë              169

Dibër                73

Kukës              64

Related Articles

Back to top button